Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, tre të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka pësuar vështirësi të përkohshme. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, tre të lënduar appeared first on Lapsi.al.