Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.
Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale: djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.
Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.
Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.
The post VIDEO-PREKËSE/ Mehdi Malkaj flet për FITOREN më të madhe: Im biri ka lënë drogën, viti më i bukur i jetës sime… appeared first on www.lexo.al.