Incidentet e ndërrimit të viteve/ Lëndohen disa persona nga hedhja e fishekzjarrëve

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar  me shumë se 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.

16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.

The post Incidentet e ndërrimit të viteve/ Lëndohen disa persona nga hedhja e fishekzjarrëve appeared first on Lapsi.al.