Foto/ Përdhunoi të miturën, zbulohet kush është i moshuari në Pogradec

Personi në foto është Rushan Selko, i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin Piskupat të Pogradecit. E mitura është shtatzënë 22 javëshe dhe kjo është zbuluar pas një vizite në spitalin e Korçës.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

The post Foto/ Përdhunoi të miturën, zbulohet kush është i moshuari në Pogradec appeared first on Lapsi.al.