Dinamo ka triumfuar në Superkupën e Shqipërisë duke mposhtur Egnatian me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti fitoren me përmbysje, pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në disavantazh.
Egnatia kaloi e para në avantazh me golin e Ruçit, ndërsa Dinamo shpërdoroi disa raste të pastra shënimi. Në pjesën e dytë, dinamovitët reaguan fuqishëm, duke gjetur rrjetën dy herë me Bregun dhe Nanin, për të përmbysur rezultatin.
Fatin e ndeshjes e vulosi Qefalija, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit. Me këtë sukses, Dinamo rikthen trofeun e Superkupës pas 17 vitesh pritjeje.
Skuadra blu konfirmohet si “makth” për ekipin e Edlir Tetovës, pasi gjatë këtij viti e ka mposhtur Egnatian edhe në përballje të tjera vendimtare.
Kjo ishte hera e tretë në histori që Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë. Me këtë triumf, dinamovitët numërojnë po aq trofe sa Partizani dhe Skënderbeu. Në krye të listës së fituesve vijon të qëndrojë Tirana, me plot 12 trofe Superkupe.
The post Dinamo rrëmben Superkupën: Daja përmbys Egnatian dhe kthen trofeun pas 17 vitesh appeared first on Lapsi.al.