Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe

Fluksi i lëvizjeve në portin detar të Vlorës vijon të mbetet i lartë në prag të festave të fundvitit, teksa emigrantët po rikthehen në Shqipëri për të festuar me familjet e tyre.

Vetëm gjatë mëngjesit të kësaj të shtune, në portin e Vlorës kanë mbërritur 446 pasagjerë, duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të qarkullimit detar në këtë periudhë.

Po ashtu, në territorin portual kanë hyrë edhe 109 automjete, si dhe disa kamionë dhe autobusë, çka dëshmon për intensifikimin e lëvizjeve detare dhe tokësore për shkak të festave.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se po punohet me kapacitete të shtuara për përballimin e fluksit dhe garantimin e shërbimeve ndaj udhëtarëve, ndërsa pritet që numri i pasagjerëve të rritet edhe më tej në ditët në vijim.

The post Fluks i lartë në portin e Vlorës/ Në prag të festave, emigrantët kthehen për fundvit në atdhe appeared first on GIJOTINA.