Daljet e portugezit José Mourinho në konferencat për shtyp te Benfica po bëjnë gjithnjë e më shumë bujë për betejat e tij personale me gazetarët sesa për aspektet taktike. Kështu ndodhi edhe pas fitores kundër Famalicão, kur trajneri portugez u përplas me një nga gazetarët e pranishëm, si hakmarrje për atë që ai e konsideron një gënjeshtër.
Mourinho kundër një gazetari para Krishtlindjes
Tekniku 62-vjeçar ndërhyri menjëherë sapo gazetari nisi pyetjen: “Mendoja se do të më kërkoje një koment për lajmin e rremë që ke shkruar për mua”. Një referencë e drejtpërdrejtë ndaj diçkaje që nuk i kishte pëlqyer aspak.
“Ndëshkimi” i Special One
Përballë reagimit të hutuar të gazetarit, Mourinho e përsëriti disa herë: “E rreme, e rreme”. Më pas mbylli gjithçka me vendimin e tij: “Duke qenë se unë jam subjekti i asaj historie, të them me sinqeritet që është e rreme. Je në ndëshkim dhe nuk do t’i përgjigjem pyetjes tënde, ndoshta herën tjetër.”
100% fiel a su estilo más visceral: el tenso momento de Mourinho en sala de prensa pic.twitter.com/qlVcu7TweA
— Diario AS (@diarioas) December 25, 2025
Një surprizë e hidhur Krishtlindjeje për gazetarin. Nuk është hera e parë që Mourinho përplaset me median në konferenca shtypi. Ai ndihet i përndjekur dhe nuk humbet rast për t’iu përgjigjur atyre që e vënë në siklet. Kjo ndodh në Portugali, por edhe në kompeticionet europiane, siç u pa pas fitores prestigjioze ndaj Napolit, ku lavdëroi jo një emër të madh të medias, por një gazetar të ri. I paparashikueshëm dhe polemik, “Special One” po përpiqet të sistemojë jo vetëm Benficën, por edhe raportet me gazetarët.
The post José Mourinho, hakmarrja e Krishtlindjes: ndërpret një gazetar dhe e “vë në ndëshkim” appeared first on Lapsi.al.