Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

gijotina.com/