Arrestohet polici në Tiranë, aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) njoftoi se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar një 65-vjeçar me iniciale P. F., i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë. Në njoftim thuhet se materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. /LAPSI.al

The post Arrestohet polici në Tiranë, aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar appeared first on Lapsi.al.