PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

Partia Socialiste është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga 29 të tillë në total.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.

Sakaq, Ulsi Manja propozoi që mos të ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës. Sakaq, për 10 deputetët, socialistët kanë kërkuar 60 deri në 30 ditë përjashtim.

The post PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës appeared first on Lapsi.al.