Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 30 ditë nga Kuvendi, 6 deputetë të Partisë Demokratike, nga 29 të kërkuar nga Partia Socialiste.

Pas vendimit, deputetët demokratë kanë kundërshtuar, teksa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë protestat dhe përshkallëzimet derisa të hiqet imuniteti i Belinda Ballukut.

Deputetja Albana Vokshi, një nga deputetet e përjashtuara, iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se ka shansin që të distancohet nga këto sjellje, duke i kërkuar që të heqin imunitetin e Belinda Ballukut.

“Jo etike është të mos heqësh imunitetin e Belinda Ballukut. Ulsi distancohuni dhe hiqni imunitetin e Ballukut. Ne nuk tërhiqemi derisa të ikë Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Vokshi.

Flamur Noka, një prej deputetëve të përjashtuar, tha se kjo nuk do të bëjë që ata të ndalojnë misionit e tyre dhe se sipas tij pas protestës së djeshme, qeveria është shqetësuar.

“Çdo njëri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa, bien mbi ata deputetë që kanë qenë të pa kompromis në betejën prej 12 vitesh ndaj krimit të organizuar dhe karteleve. Nuk na stepin, ne do jemi përballë tyre. Dje e kanë marrë një mesazh nga protesta ndaj sot janë të shqetësuar, por ne nuk ndalemi. Do ta çojmë misionin tonë deri në fund”, tha Noka.

Me 30 ditë u përjashtuan:

Belind Kelliçi

Fidel Kreka

Albana Vokshi

Klevis Balliu

Flamur Noka

Elda Hoti

Kurse për 23 deputetët e tjerë, Etika vendosi tërheqje vëmendjeje

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

20-Gazment Bardhi

21-Ledina Alolli

22-Denisa Vata

23-Sali Berisha

 

 

The post Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat) appeared first on GIJOTINA.