Superiorja ditën e sotme do të luajë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik, sfida të vlefshme për javën e 18-të. 2 duele mjaft delikate dhe shumë të luftuara do të luhen paralelisht në orën 18:00.
Vëmendja do të jetë në Tiranë dhe Durrës. Në “Arenën e Demave” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos, me ekipet që do të përplasin “brirët” për 3 pikët.
Ndërkohë në “Niko Dovana” përballë njëra – tjetrës do të vihen Teuta dhe Egnatia. Një duel që merr vëmendjen, pasi ekipet synojnë të mbyllin këtë vit me fitore.
The post Luhet paralelisht në Tiranë dhe Durrës, spikat derbi Partizani–Dinamo appeared first on GIJOTINA.