Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe me vlerë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit pas një kontrolli të BKH-së.

Sipas Berishës, vera ishte kontrabandë pa pulla fiskale dhe u mor në administrim nga shteti, por më pas u transportua fshehurazi me kamionë dhe u zëvendësua me shishe të tjera.

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon drejtues institucionesh dhe persona të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se pas kësaj afere qëndron Edi Rama.

Rasti është një tjetër provë e funksionimit të narkoshtetit, ku shteti shndërrohet në instrument vjedhjeje dhe mbrojtjeje të paligjshmërisë, shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.

gijotina.com/ 

The post Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit appeared first on GIJOTINA.