Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona: dy te huaj dhe një shqiptar.
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ndërkohë siç shihet ne foto një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
gijotina.com/
The post Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj appeared first on GIJOTINA.