Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre italianë –

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona: dy  italianë dhe një shqiptar. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

gijotina.com/