Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një automjet ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesa e automjetit, nuk ka qenë e vëmendshme në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Si pasojë e kësaj, e moshura është plagosur dhe është transportuar drejt ambienteve të spitalit. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

gijotina.com/

The post Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha appeared first on GIJOTINA.