New York Knicks mposht San Antonio Spurs dhe fiton NBA Cup: Anunoby magjik, 28 pikë

New York Knicks kanë fituar NBA Cup 2025, duke mposhtur në finale San Antonio Spurs me rezultatin 124-113, në Las Vegas. Një finale spektakolare, si zakonisht ndodh në basketbollin amerikan, që ka tërhequr vëmendjen e yjeve të botës së showbizz.

The stars were out on cup night in Vegas! pic.twitter.com/tVXu89IbcI

— NBA (@NBA) December 17, 2025

Pas tre çerekëve të parë të lojës në thelb të ekuilibruar, Knicks u shkëputën, të udhëhequr nga OG Anunoby, autor i 28 pikëve, dhe nga Jalen Brunson, i cili shënoi 25 pikë. Vendimtar ishte edhe kontributi i Karl-Anthony Towns, që e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 11 topa të kthyer nga tabela, pavarësisht një dëmtimi në pulpë që i kufizoi minutazhin. New York e ndërtoi fitoren duke dominuar nën kosh, me një avantazh të qartë 59-42 në numrin total të topave të kthyera nga tabela.

JALEN BRUNSON EARNS @emirates NBA CUP MVP HONORS!

33.2 PPG
5.8 APG
25+ PTS in every Cup game

He leads the Knicks to the win in Vegas! pic.twitter.com/ThfkrmIyOS

— NBA (@NBA) December 17, 2025

Kjo është edicioni i tretë i NBA Cup, e fituar më parë nga Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, respektivisht në vitet 2023 dhe 2024. Çdo lojtar i skuadrës fituese përfiton 318.560 dollarë shtesë për fitimin e trofeut.

“The Cup is special.”

KAT on what it means to be the 3rd @emirates NBA Cup Champs pic.twitter.com/RFgUVqN0Wl

— NBA (@NBA) December 17, 2025

The post New York Knicks mposht San Antonio Spurs dhe fiton NBA Cup: Anunoby magjik, 28 pikë appeared first on Lapsi.al.