Rama publikon pamje nga punimet për Sheshin Isa Boletini në Shkodër: Po u kthehet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Sheshi “Isa Boletini” në Shkodër po i rikthehet qytetarëve.

Pas prishjes së objekteve që kishin zënë hapësirën publike, ka nisur rehabilitimi i lulishtes, me qëllim rikthimin e saj në një hapësirë të gjelbër, të hapur dhe funksionale në shërbim të të gjithë banorëve.

“Sheshi Isa Boletini në Shkodër po u kthehet qytetarëve. Pas prishjes së objekteve që kishin zënë hapësirën publike, ka nisur rehabilitimi i lulishtes, për ta rikthyer atë në një hapësirë të gjelbër, të hapur dhe funksionale për të gjithë”, ka shkruar Rama.

The post Rama publikon pamje nga punimet për Sheshin Isa Boletini në Shkodër: Po u kthehet qytetarëve appeared first on www.lexo.al.