EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura.

Begaj dekretoi lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në vijim, dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Po ashtu, Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, i cili mban detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Detare.