“Koha është e guximtarëve”, Berisha: Protestë, kacafytje! Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës dhe fitoren e shqiptarëve.

“Sot mblidhemi për të shpallur para jush dhe mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës dhe fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi parafolësit thanë që Ramna është një hajdut i pa përmbajtur, por nga të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja, ndaj Rama është frikacaku më i madh që ka njohur historia.
Shihni ç’bën çdo natë me Lapajn në protestën e tij më qytetare e civile, vë një karrige atyre, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të rrëzuar  nga pushteti këtë mazhorancë është vetëm protesta dhe “kacafytja”.

Në fjalën e  tij në Foltoren para Kryeministrisë, Berisha shtoi se Rama vodhi me bandat dhe kartelet e drogës më 11 maj, por se këto të fundit e “kapën nga fyti” dhe sollën situatën ku vendi ndodhet sot.

Sipas tij demokratët dhe shqiptarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

“Ai i bën të gjtha këto se ja lejojmë ne. Ju jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh deri në largimin e tij, ai do ja mbathë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se do të bëhet gjithçka deri në përmbysjen e qeverisë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se duhet paguar çdo çmim që një kryetar i tillë qeverie, që u kap duke vjedhur me Ballukun në tunelin e Llogarasë, të mos jetë më në pushtet.

Sali Berisha: Nuk duhet të ndalemi deri në largimin e kriminelit të votës së lirë.
Bashkë me zv kryeministren kapen në flagrancë se kanë vjedhur në tunelin e Llogarasë. Në çdo vend dorëheqja do të ishte hapi i radhës, ky mirë që nuk dorëhiqet por merr nga gjykata licencën për të vjedhur. A mund të pranojmë në e një kryeministër të tillë? Kurrë do të paguajmë çdo çmim
Atë që ka provuar në ’91 do tja kthejmë sërish. Koha është e guximtarëve.

Berisha: E thatë bukur, ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne

Ju garantoj  se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë beteje. Ju garantojë se PD do të përdorë të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij. Por miq në qoftë se më pyesni cila është më kryesorja, zënia për tri javë e këtij sheshi. Këtu duhet të betohemi ne.

Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar veten e tyre, Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre.  Si opozitë ne paraqitëm para shqiptareve që programin më të shkëlqyer të paraqitur ndonjëherë. Ne jemi vota, ne jemi guximi ne jemi fitorja. I them frikacakut që merr zvarrë Lapajn, s’ke parë gjë akoma, sepse n.q.s. ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë je gabuar rëndë shumë.

Dhe unë u jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 1991, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do t’ia provojmë së shpejti.

gijotina.com/

The post “Koha është e guximtarëve”, Berisha: Protestë, kacafytje! Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës appeared first on GIJOTINA.