Mbyllet protesta, Berisha mesazh demokratëve: Të mbledhim sa më shumë mbështetës më 22 dhjetor

Është mbyllur foltorja e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë.

“Këto ditë, nga e hëna në të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë, të takojmë e mbledhim çdo guximtar. Koha është e guximtarëve dhe atyre që sakrifikojnë dhe ju garantoj që fitorja është e pashmangshme”, tha ai.

Kreu i PD, Sali Berisha, duke iu drejtuar Ramës dhe Ballukut, u shpreh se koha që ata kanë vjedhur do të marrë fund. Berisha tha se me pezullimin e vendimit për shkarkimin e Ballukut nga funksionet publike, Rama mori në mbrojtje bashkëhajduten Balluku, por më 22 dhjetor rrugët e Tiranës do të ushtojnë “largohu hajdut, se koha juaj ka marrë fund”

Sali Berisha: është tejkaluar cdo gjë, ka provokuar gjithcka. Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes, ska ndodhur kurrë në historinë e botës dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin çdo ditë. Pra data 22, është data e protestës së përgjithshme kombëtare.

Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë “Largohu hajdut, se koha jote ka marrë fund”. Ju garantoj se PD do të bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë.

Ju garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qëndresës dhe rezistencës deri në largimin e tij. Por nëse më pyesni cila është më e mira, më kryesore zënia për 3 javë e këti sheshi, këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne, për këtë duhet të betohemi ne.

gijotina.com/

The post Mbyllet protesta, Berisha mesazh demokratëve: Të mbledhim sa më shumë mbështetës më 22 dhjetor appeared first on GIJOTINA.