(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Dinamos, në atë që cilësohej ndeshja më e fortë e javës së 16-të të Superiores. Rrogozhinasit triumfuan 1-2 në Tiranë dhe vazhdojnë të ndjekin Elbasanin kryesues

Sfida e luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 6’ me anë të Albaneses.

Goli i dytë u shënua në minutën e 58’, sërish nga Albanese, i cili solli qetësi te Egnatia.

“Nëndetësja” shënoi në fund të takimit me anë të Qefalijas.

Kështu Egnatia ruan vendin e dytë dhe distancën me 1 pikë me Elbasanin, ndërsa Dinamo largohet me 6 pikë me kreun.

REZULTATI:

DINAMO 1-2 EGNATIA

Qefalija 90+2’ / Albanese 6’, 55’

90’+2’ GOOOL DINAMO! Qefalija me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës gjen golin për të shkurtuar diferencën. (VIDEO)

58’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit fitojnë topin në mesfushën kundërshtare, pasimi i Fernandos shkon te Albaneze i cili me një gjuajtje mjeshtërore mposht Teqjen. (VIDEO)

5’ GOOOL EGNATIA! Xhemajli del deri në mesfushë, gjen Albanezen i cili shmang mbrojtësit dhe me një gjuajtje të befasishme nga e majta mposht Teqjen. (VIDEO)

gijotina.com/