Bundesliga/ Dortmundi mbetet me 10 lojtar Freiburg barazon rezultatin –

Barazim 1-1 mes Freiburg dhe Dortmund, në përballjen e Bundesligës. Verdhezinjtë shënuan në pjesën e parë, me anë të Bensaibinit. Në fillimin e pjesës së dytë, gjërat u komplikuan për të besuarit e Kovacs, pas daljes me karton të kuq të Bellingham.

Në superioritet numerik, vendasit e Freiburg bënë gjithçka për të barazuar dhe ishte Holer, që me një goditje të bukur, dërgoi topin në rrjetë.

Dortmund renditet në vendin e 3-të me 29 pikë. Freiburg është në vendin e nëntë.

gijotina.com/