Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite, në një banesë në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, në Bashkinë Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e parë të banesës, ku kanë marrë flakë kryesisht mbeturina dhe sende jashtë përdorimit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

gijotina.com/

The post Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën appeared first on GIJOTINA.