Tusk ‘shpërthen’ në X: Mesazhi për amerikanët bëhet viral me mbi 27 milionë shikime

Kryeministri polak, Donald Tusk, “shpërtheu” në platformën X dhe këtë herë në mënyrë serioze.

Postimi i tij arriti mbi 27 milionë shikime brenda vetëm 24 orëve, një arritje e rrallë në një rrjet ku gara për vëmendje është brutale.

Mesazhi i Tusk ishte i drejtpërdrejtë dhe i adresuar amerikanëve.

“Të dashur miq amerikanë, Evropa është aleati juaj më i besueshëm, jo problemi juaj. Ne ndajmë të njëjtët armiq. Të paktën kështu ka qenë për 80 vitet e fundit. Duhet t’i përmbahemi kësaj është strategjia e vetme e arsyeshme për sigurinë tonë të përbashkët”.

Postimi u publikua menjëherë pasi Washingtoni prezantoi Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, një dokument kyç që ka ndezur debat nëpër kryeqytetet evropiane.

Strategjia e re vendos theksin në:

forcimin e mbrojtjes së Evropës nga vetë evropianët,

idenë se NATO nuk mund të zgjerohet pafundësisht,

dhe prioritetin e SHBA-ve për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.

Mesazhi i Tusk, i qartë dhe i ngarkuar me paralajmërim strategjik, u interpretua gjerësisht si një reagim ndaj ndryshimit të qasjes amerikane dhe si një thirrje për t’u rikthyer tek parimet që kanë mbajtur të bashkuar Perëndimin për dekada.

The post Tusk ‘shpërthen’ në X: Mesazhi për amerikanët bëhet viral me mbi 27 milionë shikime appeared first on www.lexo.al.