Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“MIRËMENGJES
dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama, duke shoqëruar mesazhin me logon e festimeve të 29 Nëntorit.
29 Nëntori shënon 81-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë, një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.
The post Kryeministri Rama uron shqiptarët për 29 Nëntorin: “Ju uroj një fundjavë të paqtë” appeared first on GIJOTINA.