Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli i Krrabës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dhjetë automjete, pas përplasjes zinxhir.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërsa dy personapo  marrin ndihmë mjekësore në ambulancë. Si pasojë e aksidentit zingjir u krijua kaos në qarkullim.

Ndërkohë, Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet appeared first on GIJOTINA.