Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë

Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën.

Uji ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes.

Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.

Lezha mbetet një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, me reshjet intensive që po vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të qytetit dhe periferive.

 

The post Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë appeared first on GIJOTINA.