Protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha pritet të nisë sot në orën 18:00, por pamjet e fundit tregojnë se për demokratët asgjë nuk po shkon sipas planit.
Vetëm 10 minuta para nisjes, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë shfaqet pothuajse i zbrazët, me qytetarë dhe simpatizantë të PD-së që duket se e kanë braktisur thirrjen për mobilizim.
Fotot e para tregojnë mungesën e grumbullimeve masive, ndryshe nga protestat e mëparshme ku mbështetësit e opozitës mblidheshin që herët.
Organizatorët kanë paralajmëruar një protestë të fortë kundër qeverisë, ndërsa pamjet e minutave të dëshmojnë se pjesëmarrja mund të jetë shumë më e ulët se sa pritej fillimisht. Pritet që në orët në vijim të shihet nëse qytetarët do t’i përgjigjen thirrjes apo protesta do të vijojë me një pjesëmarrje minimale.
The post Qytetarët dhe simpatizantët e PD-së braktisin protestën e Berishës appeared first on www.lexo.al.