Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur sot për t’u paraqitur në orën 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij për dosjen “Partizani”.
Në të njëjtën orë, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mobilizojnë deputetët e opozitës që të mblidhen në protestë para godinës së SPAK-ut.
Deri më tani, Berisha ka qëndruar në ‘arrest shtëpie’ prej dhjetori 2023, pasi hetohej për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksi sportit “Partizani”. Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe është gjithashtu në arrest shtëpiak.
The post Berisha dhe Malltezi paraqiten sot në SPAK, demokratët paralajmërojnë protestë appeared first on Lapsi.al.