Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi është një atentat kriminal.
Burime bëjnë të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti të bardhë.
Nga ngjarja raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.
Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal, ku automjeti tip Benz është sulmuar nga një tjetër automjet.
Ndërkohë, në foton e publikuar shihet makina e cila është bërë “shoshë”, nga breshëria e plumbave.
The post Përplasje me armë pranë aeroportit të Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur appeared first on GIJOTINA.