“Akoma do e mbani Berishën kryetar të Partisë Demokratike?”

Partia Demokratike ka pësuar humbjen e radhës.

Në të pesë bashkitë, socialistët kanë fituar me rezultat të thellë.

Ndaj Spartak Ngjela me të drejtë pyet, edhe sa kohë Sali Berisha do të qendrojë kryetar i Partisë Demokratike.

“Saliu i humbi të pesta bashkitë.

Ende do të qëndrojë ky si kryetar i Partisë Demokratike?

Hahahahaha.

Turp !

Se politika ka një rregull: kur nuk të do populli, duhet të largohesh nga politika.

Po Saliu?

Ai tani ka hallin e pronave që ka vënë familja kur ai ka qenë kryeministër.

Komedi është kjo, sigurisht.

Po ku ka fytyrë korrupsioni!

Po ligji çfarë do të bëjë”, shkruan Spartak Ngjela.

The post “Akoma do e mbani Berishën kryetar të Partisë Demokratike?” appeared first on www.lexo.al.