Berisha reagon për Veliajn: Kushtetuesja zbatoi ligjin, ‘Haram’ Begaj dhe Edi Rama…

Pas publikimit të lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar Sali Berisha.

“Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha Berisha.

Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

gijotina.com/

The post Berisha reagon për Veliajn: Kushtetuesja zbatoi ligjin, ‘Haram’ Begaj dhe Edi Rama… appeared first on GIJOTINA.