‘Mos luaj me dy porta’, Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës

Opozita e kishte pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha “kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi tek dera Shkrelit. Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.

“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm, ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së vaut të dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.

The post ‘Mos luaj me dy porta’, Dumani: Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës nisi para deklaratës së Ramës appeared first on www.lexo.al.