Stuhia tropikale “Melissa”, tre të vdekur në Haiti

Stuhia tropikale “Melissa” ka vrarë tre persona në Haiti.

Autoritetet deklaruan se stuhia ka të ngjarë të forcohet në një uragan gjatë fundjavës.

Rritja e nivelit të ujit të lumit Saint-Martin, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, shkatërroi një urë në pjesën verilindore të vendit dhe shtëpi në veriperëndim, në Port-des-Peys.

Stuhia tropikale Melissa ndodhej 360 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, dhe 310 kilometra në juglindje të Kingston, kryeqytetit të Xhamajkës.

Stuhia tropikale mund të forcohet në një uragan në 48 orët e ardhshme, duke goditur Xhamajkën dhe Haitin jugperëndimor.

The post Stuhia tropikale “Melissa”, tre të vdekur në Haiti appeared first on GIJOTINA.