Katërmbëdhjetë emigrantë humbën jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys pranë brigjeve të Bodrumit, një qytet turk në Detin Egje me pamje nga ishulli grek i Kos.
Media lokale raportoi incidentin, duke shtuar se Roja Bregdetare e Ankarasë arriti të shpëtonte dy nga emigrantët në varkë, e cila u përmbys menjëherë pasi u nis nga brigjet turke.
Roja Bregdetare u njoftua pasi njëri prej emigrantëve, një shtetas afgan, arriti të notonte deri në breg dhe njoftoi autoritetet.
The post Të paktën 14 emigrantë mbyten në brigjet turke appeared first on www.lexo.al.