Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Shkrelit gjithashtu iu komunikua edhe akuza “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Po ashtu kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Më 3 tetor Shkrelit iu komunikua akuza e korrupsionit në zgjedhje dhe bashkë me Shkrelin edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar.

Ndërkohë në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Gjithashtu SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe celularët e mbështetësve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

 

The post Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli appeared first on GIJOTINA.