Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Katerinit në një zonë të Selanikut.

Konkretisht, në një kontroll të kryer në një vendndodhje që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi marijuane, me peshë 60 gramë, sasi marijiane me peshë 52 gramë, një pako kokainë me peshë 2.4 gramë, 2 peshore elektronike precize, 1 pistoletë kalibri 9 mm, me karikator dhe 7 fishekë, shumat prej 1655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë dhe 7 telefona celularë, shkruan TCH.

Përveç kësaj, në një oborr, u zbulua se ata po kultivonin një rrënj marijuane, 2 metra të lartë, i cili u shkul dhe u konfiskua. Në një depo që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan ekstrakte bimore marijuane, me peshë 1 kilogram e 158 gramë.

Të arrestuarit, së bashku me dosjen e ngritur kundër tyre, do t’i çohen Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut.

The post Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik appeared first on www.lexo.al.