Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Shkodër 11/16 – Re shi diell
Kukës 6/16 – Re shi diell
Lezhë 12/17 – Re shi diell
Dibër 7/14 – Re shi diell
Durrës 10/20 – Re shi diell
Tiranë 13/20 – Re shi diell
Elbasan 11/21 – Re shi diell
Berat 12/20 – Re shi diell
Vlorë 15/21 – Re shi diell
Korçë 9/15 – Re shi diell
Gjirokastër 14/18 – Re shi diell
Sarandë 15/19 – Re shi
The post Moti sot, priten reshje me intensitet të ulët appeared first on GIJOTINA.