Plagosja tek mbikalimi i Rinasit, arrestohet një person, autori ende në kërkim

Zbardhet plagosja e djeshme në mbikalimin e Rinasit.

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Mësohet se në pranga është vënë Josif Mena, vëllai i autorit dhe pronari i makinës me të cilën u larguan autorët, ndërsa në kërkim vijon të jetë vëllai i tij (autori), me inciale G.M. 32 vjeç nga Domja.

Në mjetin e autorëve u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre u gjet arma e zjarrit.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të marra, sherri mes të rinjve ishte i çastit dhe motive banale.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj dhe u dëmtua me sende të forta shoku i tij Grisjan Latifaj.

The post Plagosja tek mbikalimi i Rinasit, arrestohet një person, autori ende në kërkim appeared first on Lapsi.al.