Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna?

Blac Chyna ka nxitur aludimet se ajo dhe Rob Kardashian janë rikthyer bashkë.

Modelja ndau fotografi të saj në Instagram  duke pozuar pranë një Ferrari në anë të rrugës.

Ajo e etiketoi Robin në mbishkrim dhe shkroi: “Kjo dashuri është përgjithmonë @robkardashianofficial”.

Çifti u fejua në vitin 2016 , megjithatë lidhja e tyre përfundoi në vitin 2017 dhe tani të dy janë prindër të një vajze tetëvjeçare.
Kohët e fundit, Blac e ka lavdëruar Robin dhe ka zbuluar se ata kanë një raport “të mrekullueshëm.

“Bashkëprindërimi im me Robin është 100 për qind i mrekullueshëm. Për prindërit që po e kalojnë këtë tani, ju premtoj se gjërat do të përmirësohen”, i tha ajo revistës PEOPLE më parë.

“Nëse po kaloni një betejë për kujdestarinë e fëmijës apo diçka të tillë, mendoj se gjëja kryesore për prindin tjetër është të merret me punët e veta”, shtoi Blac.

Nëna e dy fëmijëve është aktualisht beqare, pasi i dha fund lidhjes së saj me reperin Derrick Milano në korrik, me të cilët u fejuan në tetor 2024 pas një viti e gjysmë lidhjeje.

The post Ribashkohen Rob Kardashian dhe Blac Chyna? appeared first on Lapsi.al.