Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Ylli portugez është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës, pas dy golave të realizuar kundër Hungarisë (2-2).
Portugalia përmbysi disavantazhin e hershëm të Szalait, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-1, falë dygolëshit të kapitenit Ronaldo.
Me këto dy realizime, CR7 arrin në 41 gola në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Carlos Ruiz i Guatemalës, i cili kishte shënuar 39 gola.
Messi në podium – Në vendin e tretë të renditjes historike qëndron Lionel Messi me 36 gola, duke kompletuar podiumin e tre futbollistëve më produktivë në historinë e kualifikuesve.
Evropa me përfaqësues të fortë – Nga futbollistët evropianë, në mesin e 25 më të mirëve gjenden vetëm gjashtë emra. Cristiano Ronaldo (41 gola), Robert Lewandowski (33 gola), Edin Dzeko (29 gola), Andriy Shevchenko (26 gola), Harry Kane (23 gola),Memphis Depay (22 gola).
The post Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës appeared first on www.lexo.al.