Nga 18 dhjetori, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do të drejtohet nga një tjetër prokuror pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve lidhur me bashkëpunimet e ngushta mbi operacionet për goditjen e një sërë grupesh kriminale me aktivitet të shtrirë janë kontinentit të Europës.
Ekskluzivisht për Report TV, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë duke vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve. Në përfundim të reagimit, Ambasada Amerikane thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër.
“Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave dëmtojnë qytetarët amerikanë. Integriteti i procesit të përzgjedhjes për Kryeprokurorin e ri të Posaçëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ne po ndjekim nga afër procesin e përzgjedhjes.”
The post Gara për kreun e ri të SPAK nis zyrtarisht – SHBA: Po monitorojmë nga afër përzgjedhjen appeared first on GIJOTINA.