Meloni: Jemi më pranë njohjes së shtetit të Palestinës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se njohja e mundshme e Shtetit të Palestinës nga Italia është një hap më pranë nëse plani aktual për zgjidhjen e konfliktit zbatohet me sukses.

“E kam të qartë se, nëse plani zbatohet, njohja e Palestinës nga Italia me siguri do të jetë më afër”, u shpreh Meloni gjatë samitit për Gazën, i mbajtur në Egjipt.

The post Meloni: Jemi më pranë njohjes së shtetit të Palestinës appeared first on Lapsi.al.