Rama për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë: Mirëmëngjes me flamurin gjigand që i priu kësaj fitoreje historike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një fotografi të një flamuri gjigand kuq e zi, duke e cilësuar suksesin si një fitore historike për Kosovën.

“MIRËMËNGJES dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama në postim.

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare.

The post Rama për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë: Mirëmëngjes me flamurin gjigand që i priu kësaj fitoreje historike appeared first on www.lexo.al.