Kushtetuesja zgjat afatin e mandateve, PD i kërkon Peleshit: Të marrë pjesë përfaqësuesi i opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon nga kryeparlamentari Niko Peleshi që të autorizojë një përfaqësues të opozitës për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kohëzgjatja e mandateve të anëtarëve të asaj gjykate.

Trupa gjykuese kushtetuese ka planifikuar të zhvillojë në datën 16 Tetor seancën për shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, mbi afatet e qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues.

Kërkesa për Peleshin është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Ai informon kryeparlamentari Peleshi se një kërkesë e tillë është miratuar në parim nga paraardhësja e tij, Elisa Spiropali.

Në shkresë kërkohet që Parlamenti, si palë e interesuar në procesin gjyqësor në Kushtetuese, të marrë pjesë edhe juristi Marash Logu, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, burime nga Partia Demokratike deklarojnë se do të kërkohet që seanca në Gjykatën Kushtetuese të zhvillohet me dyer të hapura, me qëllim transparencën dhe informimin e plotë të publikut për argumentat dhe vendimin e trupës gjykuese.

gijotina.com/

The post Kushtetuesja zgjat afatin e mandateve, PD i kërkon Peleshit: Të marrë pjesë përfaqësuesi i opozitës appeared first on GIJOTINA.