Prag ndeshje Serbi–Shqipëri/ Arrestohet shqiptari në Merdare udhëtonte me simbole të UÇK-së

Autoritetet serbe kanë arrestuar një shtetas shqiptar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas Daçiç, i arrestuari është një 53-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte me një furgon tip ‘Mercedes’. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

244 flamuj me mbishkrimin UÇK

22 bluza me mbishkrimin UÇK

86 kapele me logon UÇK

65 bluza sportive me figurën e Agim Ramadanit

58 shalla me stemën e Shqipërisë

92 “plisa” (kapelë tradicionale shqiptare)

Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se këto materiale kishin për qëllim përdorimin gjatë ndeshjes së futbollit Serbi–Shqipëri, e cila është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në qytetin e Leskovacit.

“Policia ka vepruar në përputhje me ligjin dhe ka parandaluar një provokim të mundshëm që synonte nxitjen e tensioneve ndëretnike,” – deklaroi Daçiç për mediat serbe.

Shtetasi shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim dhe po hetohet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, vepër kjo e ndëshkueshme sipas ligjeve të Serbisë.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare apo nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në lidhje me ngjarjen.

The post Prag ndeshje Serbi–Shqipëri/ Arrestohet shqiptari në Merdare udhëtonte me simbole të UÇK-së appeared first on GIJOTINA.