Brunilda Mersini le postin e deputetes, do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës

Partia Socialiste zyrtarizoi mbërmjen e sotme emrin e Brunilda Mersinit si kandidate për Bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit.

Ajo u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por duhet të japë dorëheqjen për të garuar për postin e kryebashkiakes, teksa nuk qëndroi më shumë se dy muaj në Kuvend. Në zgjedhjet e 11 Majit, Mersini arriti të merrte 5 538 vota preferenciale në total, duke përfshirë dhe ato të diasporës.

Tashmë, në vend të Mersinit në Kuvend prite të shkojë kandidatja Briseida Çakërri, ajpo rezulton si gruaja më e votuar në listën jo fituese me 2 998 vota preferenciale në total.

Sipër saj qëndron Klevis Kaso me 5 288 vota preferenciale në total, por ai është i penalizuar për shkak të kuotave gjinore.

gijotina.com/

The post Brunilda Mersini le postin e deputetes, do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës appeared first on GIJOTINA.