Elseid Hysaj vazhdon që të qëndrojë jashtë ekipit të Lacios, por për fat të mirë, koha po mbaron dhe shkodrani do të kthehet në fushën e blertë.
Hysaj u la jashtë ekipit në Serinë A për shkak se drejtuesit kërkonin ta largonin për të shpëtuar rrogën e tij, megjithatë Elseidi nuk zgjodhi të largohej në ekipe që ofronin më pak sesa fitonte te Lacio.
Duke parë situatën, te Lacio zgjodhën vendimin turpërues duke e përjashtuar nga skuadra. Hysaj u rikthye të luante në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit, atje ku shkëlqeu me performancën e treguar.
Megjithatë Hysaj nuk pritet të qëndrojë te Lacio dhe në janar do të bëj gati valixhet. Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, për momentin kërkesat financiare nga ana e shkodranit mund të përmbushen vetëm nga Arabia Saudite pasi asnjë ekip tjetër në Europë nuk mund t’i ofrojë aq sa Hysaj dëshiron.
The post Hysaj me “valixhe në duar”, Arabia destinacioni i mundshëm për mbrojtësin kuqezi appeared first on www.lexo.al.