“Mos na çani t… me këto emra”, Murrizi: Kandidati i PD-së duhet me peshë politike

Myslim Murrizi reagon e revoltuar për emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, që janë deklaruar pas negociatave me aleatët.

“I habitur kur dëgjoj lloj lloj skuthi politik që kanë ardhë në politikë me të paguar, që propozojnë emra si soj i tyre për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, në emër të PD.

E çfarë fitojnë demokratët nëse bëhet një kryetar bashkie qe nuk i njeh, nuk i vlerëson, nuk i respekton dhe më e keqja i ka tallur e urryer demokratët prej 12 vitesh në opozitë??????

Nga ndryshon ky ose kjo kandidate “gjithëpërfshirëse” nga kandidatja e Rilindjes????

Apo nga emri dhe nga ngjyra e flokëve!!!

Kandidati për bashkinë Tiranë, por edhe për çdo bashki tjetër duhet të jetë një nga personat më me peshë politike në PD në bashkitë përkatëse.

Ndryshe deklaroni publikisht që PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trapin e të na hapni barkun me lëtyra qe nuk kanë asnjë mik e asnjë shok apo shoqe në jetën e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nëse kanë familje.

Boll u tallet me emra leshi.

A nuk ju mjaftoi “tenderi” për listat e mbyllura të deputetëve si varianti Hoti në Shkodër e të tjerë që kapërcyen renditjen sekondat e fundit”, shkruan Muslim Murrizi.

gijotina.com/

The post “Mos na çani t… me këto emra”, Murrizi: Kandidati i PD-së duhet me peshë politike appeared first on GIJOTINA.